Mëngjesin e sotëm, një banor i zonës së Astirit ka përjetuar një surprizë të pakëndshme kur ka zbritur për të marrë makinën e parkuar pranë banesës së tij dhe e ka gjetur të dëmtuar.
Ngjarja duket se ka ndodhur gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit, ndërsa personi që shkaktoi aksidentin është larguar pa lënë asnjë gjurmë.
Qytetari ka vendosur të kontaktojë redaksinë tonë për të dërguar një mesazh autorit dhe për të shprehur shqetësimin e tij. Ai po pret gjithashtu pamjet filmike të lokaleve përreth, në shpresë se ato mund të ndihmojnë në identifikimin e përgjegjësit.
Megjithëse dëmi në automjet nuk duket i madh, banori thekson rëndësinë e marrjes së përgjegjësisë: “Të paktën të pranojnë gabimin,” shprehet ai.