Papërgjegjshmëri në malin e Taraboshit! Qytetari denoncon hedhjen e mbeturinave në natyrë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2025, 14:43

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një qytetar shpreh indinjatën e tij për një akt të papërgjegjshëm që ka ndodhur në malin e Taraboshit, në Shkodër. Ai tregon se disa persona kanë ngjitur mbi 3 kilometra në mal vetëm për të hedhur mbeturina në natyrë.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Ja deri ku arrin papërgjegjshmëria e njerëzve. Nuk di as emër t’i vë kësaj, por të ngjitesh mbi 3 km në Tarabosh vetëm që të hedhësh mbeturinat… nuk kam fjalë.

Ky akt i papërgjegjshëm ka shqetësuar shumë qytetarë, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar ndotjen e mëtejshme të zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit