Banorët e fshatrave të lumit të Vlorës në protestë: Të rregullohen rrugët, jemi lënë në harresë prej 35 vitesh!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2025, 12:57

Një protestë është mbajtur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku banorët e fshatrave Velçë, Bashaj, Matogjin, Vërmik, Verbas dhe Ramicë kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në drejtim të Qeparoit. Kërkesa e tyre kryesore është ndërhyrja urgjente për përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës së lumit, të cilat, sipas tyre, janë në kushte të mjerueshme për më shumë se 35 vjet.

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre për neglizhencën e autoriteteve lokale dhe qendrore, duke theksuar se kanë mbetur të harruar dhe të papërfillur për një kohë të gjatë. Rreth 30 minuta pas nisjes së protestës, ka filluar të krijohet një radhë e gjatë makinash, duke bllokuar trafikun në një nga rrugët kryesore që lidh Vlorën me bregdetin.

"35 vjet pa vëmendje! Nuk mund të vazhdojmë më kështu!" – shprehen protestuesit, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme. Ata kanë theksuar se nuk do të ndalen deri sa të shohin veprime konkrete dhe angazhim për përmirësimin e kushteve të jetesës në fshatrat e tyre.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së, të cilat po monitorojnë situatën dhe po bëjnë thirrje për qetësi. Banorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh dhe nuk ndërmerren masa konkrete për përmirësimin e kushteve të rrugëve dhe infrastrukturës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit