Ekspertë apo amatorë? Parashutisti ngec në rrjetën e volejbollit gjatë uljes

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.08.2025, 12:42

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdet, ku një pushues nga Vlora ka vënë në pikëpyetje profesionalizmin e parashutistëve që ofrojnë shërbimin e hedhjeve me parashutë për turistët.

Në videon e dërguar pranë redaksisë sonë, qytetari tregon momentin kur kishte vendosur të provonte emocionin e hedhjes, por skena që pa vetëm pak çaste më parë i ftohu menjëherë entuziazmin. Parashutisti i cili do ta shoqëronte gjatë fluturimit, gjatë një uljeje përfundoi duke u ngatërruar në rrjetën e volejbollit, duke krijuar një situatë jo vetëm qesharake, por edhe të frikshme për ata që prisnin radhën.

Pas këtij incidenti, pushuesi hezitoi të merrte pjesë në hedhje dhe ngriti një pyetje që i bën jehonë sigurisë së shumë turistëve: “A janë të certifikuar këta ‘ekspertë’, apo thjesht kanë mësuar të hedhin parashutën me provë?”

Ky episod ka ngjallur diskutime mbi standardet e sigurisë në shërbimet e ofruara gjatë sezonit turistik, duke lënë një shije të hidhur te ata që kërkojnë adrenalinë, por përfundojnë mes dyshimeve për profesionalizmin e ofruesve.

Mesazhi qytetarit:

“Pershendetje JOQ. Ndodhem me pushime ne Vlore dhe kisha programuar nje hedhje me parashute, por nderkohe qe prisja radhen dhe personi qe do me shoqeronte beri kete ulje. E anullova menjehere, por pyetja eshte keta persona kush jane? A jane eksperte te certifikuar apo thjesht kane mesuar te bejne hedhje, se ne dite t e fundit kane bere disa aksidente, dhe do marrin ndonje person na qafe. Anonim ju lutem”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit