Biznesmeni kërcënues Juljan Morina është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës dhe po hetohet në gjendje të lirë, pasi kërcënoi me anë të mesazheve gazetarin Almer Toska, i cili publikoi një investigim për të shkuarën e dyshimtë të tij si trafikant femrash dhe droge, madje i zbuloi dhe lidhjet e forta me figura të rëndësishme në qeveri, nga të cilat ai fitonte leje ndërtimi herë pas here.
Gazetari publikoi ditën e djeshme mesazhet kërcënuese që i mbërritën në telefonin e tij, dhe kërkoi që policia dhe prokuroria të reagojnë për këtë ngjarje.
Sipas burimeve, Jul Morina është thërritur që mbrëmë në polici për të dhënë shpjegime për këtë çështje. Ai është pyetur për rreth dy orë për arsyet që e çuan drejt kërcënimit të gazetarit me mesazhe.
“Motrën do te q* o kur*a Rroskovecit,” i shkroi ndërtuesi gazetarit pas publikimit të shkrimeve investigative për lidhjet e tij me qarqet politike.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online.
Lexo edhe: “Motrën do ta q*”, Lul Morina kërcënon gazetarin pas investigimit