Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier pranë kryqëzimit të shkollës së muzikës. Sipas informacioneve paraprake, një 17-vjeçar që drejtonte automjetin tip “Land Rover” ka aksidentuar një këmbësor i cili po kalonte rrugën.
Si pasojë e përplasjes, 35-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë në vijim.
Fier/ Informacion paraprak:
Rreth orës 11:00, në lagjen "Liri Gero" automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.