Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kallm të Vogël të Fierit. Një person që po drejtonte automjetin ka pësuar arrest kardiak e për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit. Policia thotë se si pasojë drejtuesi i mjetit Baftjar Buzi, 60 vjeç, veteriner i zonës ka humbur jetën, para se makina të përfundonte në kanal. 60-vjeçari është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i pajetë në automjet.
"Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël. Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.", njofton policia.