Babai i vrau të ëmën, 18-vjeçarja: Do të hakmerrem! Për mua, vdiq edhe ai

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2025, 11:02

Një ngjarje tragjike ka shokuar Shqipërinë dhe Greqinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka humbur nënën dhe ka përjetuar dhimbjen e thellë të humbjes së dy prindërve. Ajo ka bërë në një rrëfim prekës për taxydromos.gr, duke treguar se për të, siç tha ajo, “të dy prindërit janë të vdekur”, pas vrasjes së nënës së saj, Marjola Nakoleci, nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, 40 vjeç. Vajza ka shprehur revoltën dhe zemërimin e thellë ndaj tij, duke premtuar hakmarrje dhe duke theksuar se nuk do të mund ta shikonte më kurrë.

Ajo ka treguar gjithashtu se, që nga tani e tutje, do të marrë mbi vete rolin e nënës dhe babait për motrat dhe vëllezërit e saj të vegjël. “Nuk kam më as nënë, as baba. Do të bëhem për ta edhe nënë, edhe baba,” ka thënë ajo, duke treguar se përveç dhimbjes së madhe, tashmë është ngarkuar me përgjegjësinë e kujdesit për ata që kanë mbetur. Në një tjetër moment emocional, ajo ka theksuar se sekretet e familjes do të mbeten të fshehura, por gjithçka që ata kanë kaluar është një dhimbje që vetëm ata mund ta kuptojnë.

Kjo tragjedi e rëndë ka shkatërruar një familje dhe ka lënë pas një gjurmë të thellë dhimbjeje për vajzën e madhe, e cila tani është detyruar të merrë mbi shpatulla barrën e jetës. Ndërsa ajo do të kujdeset për motrat dhe vëllezërit, dyshimi dhe dhimbja mbeten të mëdha për të dhe për të gjithë ata që e njohin këtë histori të hidhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit