Ajo pagoi deri në 706 euro për një natë qëndrimi në Bruksel, Londër, dhe Paris, duke e çuar nivelin e “punës diplomatike” në një përvojë me 5 yje. Po ndërsa ministrja po fluturonte nga një qytet luksoz në tjetrin, shumë qytetarë të Shqipërisë vazhdonin të mbyllnin muajin me 5,000 lekë.
Një kontrast i papërputhshëm apo jo? A ishte kjo e nevojshme për reformën në Drejtësi, apo ishte thjesht një ‘reformë’ e jetës luksoze të Gjonajt? Asokohe ndërsa shteti planifikoi mbi 15 milionë lekë për udhëtime pune, populli mezi përballonte jetesën.
Ky ishte një shembull tjetër i pabarazisë mes elitës dhe qytetarëve të zakonshëm, duke ngritur pyetje të mëdha për menaxhimin e parave publike dhe prioritetet e qeverisë. Kjo ngjarje ishte një rikujtim i asaj që ndodh kur luksin e politikanëve e paguajnë ata që nuk e shohin kurrë, populli i thjeshtë.