Të shtënat pranë Vorës/ Policia plagosi të riun, bashkë me shokun grabiti karburantin në Sukth

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.08.2025, 08:49

Mëngjesin e sotëm në JOQ Albania u raportuan të shtëna me armë zjarri në Vorë. Mësohet se të shtënat në armë kanë qenë mes policisë dhe dy të rinjve. Më konkretisht Ardit Domi, 28 vjeç, dhe Lorenc Çali, 27 vjeç, të dy banues në fshatin Bilalas kanë grabitur xhiron e një karburanti në Sukth. Pas kësaj një punonjës ka njoftuar policinë e cila dhe rreth orës 01:00 patrullat e policisë i dalluan në autostradën Tiranë–Durrës. Dyshja tentoi të ikte me shpejtësi, por makina doli nga rruga në hyrje të Shijakut pa shkuar në Vorë.

Në këtë moment grabitësit nuk ngurruan të hapin zjarr ndaj efektivëve, teksa ata u kundërpërgjigjën duke lënë të plagosur Ardit Domin i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa Lorenc Çali u kap në vendngjarje dhe përfundoi në pranga. Mësohet se gjatë grabitjes dy të rinjtë lëviznin me një makinë të vjedhur katër ditë më parë në sektorin Rinia në Durrës dhe, për të shmangur kontrollet, në mjet kishin vendosur edhe një njoftues policie, që t’i bënte të dukeshin si pjesë e strukturave të rendit.

Në kontrollin e mjetit, policia gjeti një armë automatike me dy krehra fishekësh, si edhe njoftuesin e policisë që përdorej nga autorët për të kaluar pa dyshim nëpër rrugë. Të shtënat u raportuan nga shumë qytetarë pranë JOQ Albania.

Mesazhi i qytetarit për JOQ:

"Përshëndetje JOQ. Sa po ka ndodhur një incident të shtëna me armë zjarri në një hotel në Vorë"

Mesazhi i një qytetari tjetër për JOQ:

"Na kanë trembur në orën 1 të natës, bërtisnin dhe gjuanin"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit