Banorët e lagjes në Shijak, pranë qendrës së qytetit, kanë ngritur shqetësimin për një situatë alarmante që ka përfshirë pastrimin e mbeturinave në zonën e tyre. Sipas qytetarëve, për më shumë se një muaj, plehrat janë grumbulluar dhe nuk janë pastruar, duke krijuar një mjedis të dëmshëm për shëndetin publik dhe duke dëmtuar pamjen e qytetit. Apeli i qytetarëve është bërë me shpresën që shërbimet e pastrimit të mund të reagojnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem.
Denoncimi i mbërritur në redaksi:
Dua të ngre shqetësimin tim dhe të banorëve të tjerë të lagjes sonë në Shijak, pranë qendrës së qytetit. Prej më shumë se një muaji mbeturinat nuk janë pastruar dhe gjendja është bërë shumë e rënduar. Plehrat janë grumbulluar dhe paraqesin rrezik për shëndetin publik, si dhe krijojnë pamje të pakëndshme në një zonë kaq të frekuentuar. Kërkojmë ndërhyrje urgjente nga shërbimet e pastrimit për të pastruar mbeturinat.
Kjo situatë ka bërë që banorët të ndjehen të shqetësuar për rrezikun e mundshëm nga ndotja dhe sëmundjet që mund të shpërndahen për shkak të mbeturinave të grumbulluara. Banorët kërkojnë një ndërhyrje urgjente nga shërbimet e pastrimit nën varësi të bashkisë Shijak me kryetar Elton Arbana për të pastruar menjëherë mbeturinat dhe për të rikthyer higjienën dhe pastërtinë në lagjen e tyre. Ata apeluan për reagim të shpejtë nga autoritetet lokale, për të shmangur rrezikimin e shëndetit të komunitetit dhe për të ruajtur imazhin e qytetit.