Të shtëna me armë zjarri në Vorë, policia në vendngjarje

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 24.08.2025, 07:28

Një incident i rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në qytetin e Vorës. Një qytetar ka raportuar për JOQ se brenda një hoteli të zonës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkaqet apo pasojat e incidentit.

Mesazhi i qytetarit për JOQ:

"Përshëndetje JOQ. Sa po ka ndodhur një incident të shtëna me armë zjarri në një hotel në Vorë"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit