Një emigrant nga Italia i është drejtuar redaksisë tonë me një apel për ndihmë, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të tij.
Bëhet fjalë për Dyle Zaimin, 87-vjeç, banues në Belsh, i cili është larguar nga banesa në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm për të bërë një shëtitje dhe nuk është kthyer më.
Sipas familjarëve, hera e fundit që është parë ka qenë po në Belsh, në orët e para të mëngjesit.
Të afërmit shprehen të shqetësuar dhe i bëjnë apel kujtdo që mund ta ketë parë apo ka informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë në këtë numër telefoni: 0684267037, ose të njoftojë Policinë.