I zhdukur prej disa ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e 44-vjeçarit nga Lushnja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.08.2025, 21:33

Një 44-vjeçar nga Lushnja ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh.

Bëhet fjalë për Florjan Gjermenin, i cili është larguar nga banesa që prej datës 19 gusht, ora 18:00, dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Kushdo që e ka parë ose ka ndonjë informacion, i lutur të kontaktojë në numrat: 068 31 777 80, 069 82 419 48.

Gjithashtu, mund të kontaktoni edhe forcat e rendit.

Familjarët bëjnë apel se çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit