Arrestohen 4 shqiptarë në SHBA për kumar, sekuestrohen 17,000$

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.08.2025, 19:57

Një operacion 2-ditor i zhvilluar në disa zona të Macomb County çoi në arrestimin e katër shqiptarëve dhe sekuestrimin parave cash dhe makinerive të lojërave të fatit, në kuadër të një aksioni të koordinuar kundër aktivitetit të kumarit të paligjshëm, raporton Viral Strange.

Nën shënjestër ishin biznese dhe banesa private ku dyshohej se zhvillohej kumar i paligjshëm. Autoritetet raportuan se sekuestruan gjithsej 10 aparate lojërash, tre automjete dhe mbi 17 mijë dollarë para cash.

Kontrollet e ditës së parë

Të hënën, më 11 gusht, u ushtruan kontrolle në “Floral Cafe” në Macomb Township, si dhe në banesa në Sterling Heights dhe Clinton Township. Dy persona, Mirela Deda, 53 vjeç, dhe Alban Hulaj, 33 vjeç, u arrestuan. Hetuesit sekuestruan pesë aparate lojërash, një automjet dhe mbi 5 mijë dollarë.

Kontrollet e ditës së dytë

Të martën, më 12 gusht, kontrollet vijuan në “Kelmendi Cafe” në Macomb Township dhe në një banesë në Washington Township. Autoritetet arrestuan Alban Preka, 43 vjeç, dhe Trifon Mone, 57 vjeç, nga Sterling Heights. U sekuestruan edhe pesë aparate të tjera, dy automjete dhe mbi 12 mijë dollarë.

Të katër të dyshuarit janë akuzuar për ushtrim aktiviteti kumari dhe konspiracion për organizim kumari, të dyja vepra penale të rënda që parashikojnë deri në 10 vite burg. Përveç kësaj, Deda, Preka dhe Mone janë akuzuar edhe për mbajtjen e një shtëpie kumari, një kundërvajtje e rëndë penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit