“Të lutem ma kthe varësen me kryq mbrapsht, do ua shpërblej, është trashëgimi familjare”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.08.2025, 20:14

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dhe familjare.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, pranë restorantit të tij në Shkodër. Nga pamjet filmike që disponohen, shihet momenti kur dy gra e gjejnë varësen në rrugë dhe njëra prej tyre e merr me vete.

Qytetari thekson se varësja është një trashëgimi familjare dhe ka një rëndësi të veçantë për të. Ai sqaron gjithashtu se ngjarja nuk përbën vepër penale, pasi varësja është gjetur në tokë, por bën thirrje për ndërgjegje njerëzore dhe morale që ajo t’i kthehet mbrapsht nga zonja që e ka gjetur, duke premtuar edhe një shpërblim për to.

“Për mua kjo varëse është shumë e rëndësishme. Ju lutem nëse zonjat që e kanë gjetur po e lexojnë këtë, mund ta dorëzojnë pranë restorantit Sofra Shkodrane. Do të shpërblehen për gjestin e tyre”, – shprehet qytetari në apel.

Ai shton se i lutet personave në fjalë të kontaktojnë, duke kujtuar se varësja ka një vlerë të pazëvendësueshme për të dhe familjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit