Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, dy persona kanë sulmuar fizikisht një të ri, vetëm pse ky i fundit u tha atyre: “Ca ke që shef?”.
Autori i mesazhit, që filmoi ngjarjen me celular, thotë se nuk ka guxuar të bëjë më shumë për shkak të frikës, ndërsa thekson se policia nuk ndërhyri, por qëndronte në vend duke pirë kafe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 pasdite.
Mesazhi i plotë i dërguar në redaksi:
"Përshëndetje JOQ. Ka ndodhur një sherr për një llaf goje, dy veta dhunojnë një person vetëm se i tha “Ca ke që shef?” Policia nuk bënte asgjë, vetëm rrinte duke pirë kafe. Ka ndodhur në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit Ibrahim Rrugova. Vetëm këto video kam bërë, pasi kisha frikë se mos më shikonin. Ndodhi sot rreth orës 15:40 pasdite."