Ndihmoni Rozalindën këtu: GoFundMe
Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me një sëmundje të rëndë.
Pas një vizite rutinë, vajza e çiltër zbuloi se vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur ‘Neutofibromatozë’. Rozalinda ka në trupin e saj 18 tumore, nga të cilat dy në kokë. Në shkurt ajo kërkoi ndihmë për të mbledhur shumën e kurimit, shqiptarët u bashkuan dhe shuma u mblodh brenda 24 orësh.
Rozalinda u nis për në Spanjë për të kryer ndërhyrjen, e cila nuk shkoi sikur ishte parashikuar. Goditja e njërit prej tumoreve i shkaktoi asaj paralizë. Shqiptarja nuk mund të lëvizë asnjë gjymtyrë të trupit, me përjashtim të syve dhe pak buzëve.
Nëna e saj Bruna, me lot në sy kërkon edhe një shans për vajzën e saj. Rozalinda duhet që të kryejë fizioterapi dhe më pas të luftojë tumoret e tjera. Për të kryer këto ndërhyrje nevojiten të paktën 70 mije euro, të cilat familjarët e saj nuk i disponojnë.
Momentalisht Rozalinda ndodhet në një spital në Athinë, Greqi. Nëse bashkohemi, mund t’i japim edhe një shans tjetër Rozalindës, e cila pas një jave do të festojë datëlindjen e saj të 23-të.