Ngjarje e rëndë dhe përtej imagjinares raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku një 51-vjeçar është proceduar penalisht nga policia, pasi mbesa e tij e ka akuzuar se është abuzuar seksualisht prej tij.
Sipas denoncueses 22-vjeçare, ngjarja ndodhi rreth një muaj e gjysmë më parë, dhe ajo pretendon se xhaxhai i saj ka kryer veprime të papërshtatshme me të.
I dyshuari raportohet se ka mohuar që kjo gjë të ketë ndodhur, por Policia po e heton në gjendje të lirë. Hetimet për këtë rast janë në vijim dhe pritet të shihet se çfarë do të zbulohet.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj," njofton policia.