Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën e tij.
Ai e harroi çantën në afërsi të një karburanti në rrugën që të çon te Mali i Tomorrit. Brenda çantës Olsi kishte rreth 5 mijë euro të cilat do t’i shpenzonte me të afërmit.
Vajzat nga Skrapari e morën çantën dhe mund t’ia kthenin të zotit duke e gjetur nëpërmjet një telefoni që ishte brenda saj.
“Përshëndetje! Dua të bëj një falenderim të madh për dy goca nga Skrapari, të cilat gjetën çantën tonë në një karburant Elda sa ngjitesh për në Malin e Tomorrit. Na gjetën nëpërmjet një telefoni që kishim në çantë dhe na e dorëzuan. Çanta kishte plot 500 mijë lekë të reja dhe dua të them se Shqipëria ka njerëz të mirë pafund,” shkruan ai.