Nailja ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve, operacioni që e shpëton nga dhimbjet i kushton shtrenjtë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2025, 15:52

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë. Për TVA NEWS, Naile Afmataj, një nënë e katër fëmijëve nga Shqipëria, po kalon një moment të rëndë dhe kërkon ndihmën e të gjithëve pas një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente që i nevojitet për të shpëtuar jetën. Në vitin 2009, ajo iu nënshtrua një operacioni në Gjermani për të hequr një tumor malinj dhe për të zëvendësuar kockën e prekur me një pllakë artificiale.

Pas gati dy muajsh vuajtjesh nga dhimbje të forta në pjesën e sipërme të krahut, një ekzaminim i fundit në Spitalin Universitar të Münsterit zbuloi se shpatulla artificiale ka humbur stabilitetin dhe kërkon një ndërhyrje kirurgjikale urgjente. Mjekët e paralajmëruan se një infeksion mund të jetë kërcënues për jetën e saj.

Burri i Nailes, Arbeni thotë për TVA NEWS se për të mundësuar operacionin e mëparshëm, kishte shitur shtëpinë e tij, dhe tani, pas më shumë se një dekadë, ata janë të detyruar të kërkojnë ndihmën e komunitetit për të mbledhur 125,000 euro që kërkohen për ndërhyrjen urgjente. Fushata e donacioneve ka filluar dhe Nailja kërkon ndihmë.

Çdo kontribut, sa i vogël të jetë, mund të ndryshojë jetën e Naile Afmatajt. Apelohet për solidaritetin e të gjithëve. Ajo dhe familja e saj kanë besim te fuqia e bashkëpunimit dhe të solidaritetit për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Kushdo ka mundësi të kontribuojë në linkun e GOFUNDME, ose të kontaktojë në numrin e celularit, 068 246 6127.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit