Me dhjetra kompani fantazmë që gërmojnë në lumin e Tërkuzës kanë shqetësuar banorët e zonës, të cilët denoncojnë shkatërrimin e natyrës dhe pasojat që po sjellin aktivitetet e paligjshme për të nxjerrë inerte dhe zhavor, duke krijuar gropa gjigande dhe male me inerte në afërsi të zonave të banuara. Banorët e Kamzës thonë se kjo situatë po rrezikon jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, duke shkaktuar ndotje dhe duke kërcënuar sigurinë e ndërtesave dhe rrugëve.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh JOQ… Këto janë gropat septike të Rakip Sulit në Lumin e Tërkuzës. Me dhjetra kompani fantazmë gërmojnë mbi lumin e Tërkuzës për të nxjerrë inerte dhe zhavor, duke krijuar gropa gjigande dhe male të mëdha me inerte fare pranë zonës së banuar! Shiko çfarë krimi po bëhet me gropat septike të Rakip Sulit të Kamzës!
Ky aktivitet i paligjshëm, i zhvilluar në territore të paautorizuara, ka rritur shqetësimin për ndotjen e ujërave dhe dëmtimin e mjedisit natyror. Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të ndaluar kompanitë që po shkaktojnë këtë dëm të paimagjinueshëm dhe për të siguruar që natyra dhe komuniteti i Kamzës të mos dëmtohen më tej.
