Një apel i fortë për ruajtjen e natyrës dhe mjedisit ka ardhur nga një vizitor i huaj që erdhi nga Greqia për të shijuar bukuritë e Shqipërisë. Ja Lumi i Shalës, të enjten. Mbushur plot me hotele e lokale, që pinë e hanë si derrat dhe e shkatërruan Shqipërinë, ka thënë ai me një shqetësim të thellë për situatën e mjedisit.
Vizitori, që dëshironte të sillte turistë për të zbuluar natyrën e virgjër të vendit, është zhgënjyer pas eksperiencës që ka pasur. Plot me plehra, kioska dhe tym që piqnin gjithandej. Në Shqipëri, plehra gjithandej! Mos harrojmë se jo vetëm mesi i Tiranës duhet parë, ka theksuar ai, duke bërë thirrje për një ndryshim urgjent.
Ky apel është një thirrje e drejtpërdrejtë për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e natyrës dhe turizmit në vend. Ai ka kërkuar që çdo njeri të ngrijë zërin dhe të mos lejojë që Shqipëria të shkatërrohet nga moskujdesi dhe zhvillimi kaotik.
Denoncimi:
Ja Lumi i Shalës, të enjten. Mbushur plot me hotele e lokale, që pinë e hanë si derrat, dhe e shkatërruan Shqipërinë. Kur i paska dalë pronari lumit kështu, ju lutemi ngrini zërin që mos ta shkatërrojmë Shqipërinë! Unë erdha nga Greqia dhe e kisha me shumë qejf, por ato që pashë atje, u zhgënjeva. Plot me plehra e kioska, dhe tym që piqnin gjithandej. Në Shqipëri, plehra gjithandej! Mos harrojmë se jo vetëm mesi i Tiranës duhet parë. Doja të sillja turistë nga Greqia dhe t’u tregoja bukuritë e vendit, plot krenari.