Një tragjedi ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Volosit në Greqi. 40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau brutalisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve të tyre të mitur, të moshës nga 5 deri në 18 vjeç.
Sipas mediave greke, shkaku i kësaj ngjarjeje makabre ka qenë një SMS i mbërritur në telefonin e viktimës, që i ndezi xhelozinë e sëmurë autorit. I bindur se gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore, ai kreu aktin e rëndë, duke i lënë fëmijët dëshmitarë të një skene makthi.
Me një postim prekës në rrjetet sociale vajza e çiftit shpreh dhimbjen për humbjen e nënës së saj e cila u vra padrejtësisht nga babai.
“U largove mami ime e dashur… Do më mungosh shumë. E di që na shikon nga lart, por ne të duam shumë unë, Dinosi, Bleta dhe Asimina. Do jesh gjithmonë në jetën tonë.”
Ndërkohë, autori i krimit bashkëshorti dhe babai i fëmijëve është ende në arrati. Policia greke ka nisur kërkime intensive, ndërsa ekziston dyshimi se ai mund të ketë kryer vetëvrasje, pasi vetëm pak muaj më parë kishte tentuar të hiqte vetë dorë nga jeta dhe ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.