Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, Marigleni apel prekës: Kam 4 muaj se di si janë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2025, 13:55

Marigleni i ndarë prej 3 vitesh nga gruaja e tij nuk ka mundur të ketë kontakt me 4 fëmijët e tij prej 4 muajsh, ndonëse një vendim gjyqësor e njeh të drejtën e tij për t’i takuar ata. Historia prekëse e këtij prindi, që është ndarë nga bashkëshortja dhe tani është i privuar nga mundësia për të takuar apo kontaktuar fëmijët, kërkon zgjidhje.

Për TVA News, ai thotë se Gjykata e Shkodrës kishte vendosur që fëmijët të qëndronin nën kujdestarinë e nënës dhe që babai të kishte të drejtën t’i takonte ata tre herë në javë. Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është respektuar nga ish-gruaja, e cila ka bllokuar çdo mundësi për kontakt dhe takime. Pas katër muajsh pa i parë, dhe dy muajsh pa mundur të flasë me fëmijët, babai shpreh shqetësimin për situatën e krijuar.

Apeli i tij është të zbatohet vendimi i Gjykatës dhe ish gruaja të lejojë që ai të takojë fëmijët e tij, pasi ndarja u përket atyre, por fëmijët janë të të dy prindërve. Ai kërkon që së shpejti të mund të ketë mundësinë të takojë dhe flasë me fëmijë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit