Digjen shinat e trenit në Fier, tymi mbulon zonën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.08.2025, 14:07

Trarët e shinave të trenit në afërsi të qytetit të Fierit janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duken flakët dhe tymi i zi që ka pushtuar zonën. Banorët tregojnë se zjarrfikësja ka mbërritur, por shuarja e zjarrit është e vështirë, pasi trarët janë të lyer me naftë dhe vaj.

Fier live! Zjarr te shinat e trenit. Trarët e shinave të trenit, ato jane me nafte e me vaj. Erdhi zjarrfikësja por që vështirë të fiket,” shkruan një dëshmitar.

Shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta deri në këto momente, ndërkohë që zjarri vijon të jetë aktiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit