Që turizmi shqiptar nuk do bëhet ndonjëherë në shërbim e korrektësi, kjo provohet nga eksperiencat skandaloze që u duhet pushuesve të huaj, e kryesisht atyre shqiptarë të përjetojnë kur edhe pse nga shumë opsione të mira, sërish zgjedhin t'i kalojnë pushimet në atdheun e tyre... E pavarësisht kësaj, janë ata që u bien pishman zgjedhjes, të detyruar nga bizneset e hotelerive shqiptare...
Një rast skandaloz moskorrektësie i ka ndodhur me një pushuese që kishte planifikuar pushimet e saj pranë bregdetit. Ironikisht kur nuk dinë të mbyllin dhomat në Booking ose gjejnë klientë që jua shesin më shtrenjtë, historikisht për hotelet shqiptare ua ka fajin Booking...
Në një bisedë të publikuar, stafi i Oricon Coast Resort i ka njoftuar klienten përmes mesazhi se rezervimi i saj është anuluar, pasi hoteli ka qenë i tejmbushur pavarësisht se kishte rezervuar nëpërmjet Booking 5 net në këtë hotel.
