“Pse pi cigare aty?” zbardhet dinamika e sherrit me kallash në Kombinat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.08.2025, 12:23

Një sherr i nisur për motive banale është kthyer në skenë frike në Kombinat, pasi përfundoi me të shtëna kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur një makinë e bardhë ku udhëtonin dy persona kaloi pranë banesës së Oltion Asllanit, 28 vjeç. Ky i fundit nuk e priti mirë praninë e tyre, duke i ndaluar dhe qortuar pse po pinin cigare aty dhe pse po lëviznin në atë rrugë.

Fjalët e para shpejt u kthyen në sherr fizik, aq sa u desh ndërhyrja e të tjerëve për të ndalur konfliktin. Por tensioni nuk u shua me kaq. Vetëm disa minuta më vonë, Asllani është rikthyer sërish në vendngjarje, këtë herë i armatosur me një kallashnikov, dhe ka hapur zjarr drejt makinës së bardhë.

Fatmirësisht, plumbat nuk prekën askënd, por shkaktuan vetëm dëme materiale. Ndërkohë që 28-vjeçari është vënë në pranga nga policia së bashku me bashkëpunëtorin e tij, shtetasi me iniciale S.B 30-vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit