Mamaja e turisteve italiane që vodhën shan shqiptarët: Shihni shtëpinë tuaj! Vini këtu të trafikoni drogë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.08.2025, 12:25

Duket se mamaja e turisteve italiane që u denoncuan në JOQ me pamje filmike se kishin kryer një seri vjedhjesh në Ksamil, përfshirë këtu bizhuteri e parfume me vlerë të lartë, s'e ka përtypur mirë faktin e arrestimit nga policia dhe bërjes publike të veprës së vajzave të saj.

Ajo është hakërryer në një mesazh duke deklaruar se ato nuk kanë vjedhur asgjë, pavarësisht se u bënë publike nga JOQ videot e vjedhjeve të njëpasnjëshme të turisteve italiane në bizneset e Ksamilit.

"A thua se vodhën diamante",-thotë ajo në shkrimin e saj sqarues. "Dhe ju shqiptarët?! Pse vini në Itali?! Se atje s'ju lejojnë të bëni asgjë. Është normale që ju shqiptarët të vini në Itali të shoërndani drogë e të qëlloni me armë?! Shikoni shtëpinë tuaj si fillim!"

Ndër të tjera ajo ka sharë shqiptarët, të shikojnë shtëpinë e tyre pasi shkojnë në Itali për të shpërndarë drogë e për të qëlluar me armë. Ndër të tjera thotë se shqiptarëve "i ka lënë Zotin"...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit