Lihet në arrest shtëpie Marina Fara

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.08.2025, 11:32

Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Vorës, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi kokainë në makinë.

Fillimisht u raportua se sasia e kokainës ishte 4.4 gramë të cilën Fara e kishte fshehur në portofol.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që Marina Fara të mbahet në arrest shtëpie. Gjatë deklarimit të saj, ajo tha se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

Fara ka qenë e përfshirë rreth 5 vite më parë në operacionin “Mezhgorani”, ku morën pjesë mbi 30 persona, duke ngritur dyshime për përfshirje me trafikantë droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit