“Ansig më ofroi 47 mijë lek për Benzin e 2015-ës, vetëm stopi i bën 350 €”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.08.2025, 11:27

Një tjetër denoncim për kompaninë e sigurimeve “Ansig” ka mbërritur pranë redaksisë sonë, duke rikthyer sërish në vëmendje problemet e shumta që qytetarët kanë hasur ndër vite me këtë subjekt.

Denoncuesi tregon se pas një aksidenti, ku gjykata e shpalli të pafajshëm, kompania ishte e detyruar të paguante dëmshpërblimin e plotë për automjetin e dëmtuar. Sipas tij, dëmi real llogaritej në rreth 85 mijë lekë të rinjë, ndërsa kompania fillimisht e vlerësoi në 47,200 lekë. Qytetari thekson faktin se makina e tij është vit prodhimi 2015 dhe duke qenë se ka marrë dëmtime të shumta vlera e paraqitur nga kompania nuk mbulon as gjysmën e shpenzimeve pasi stopi kushton 350 euro, prapakolpi 200 euro, sensorët 200 euro dhe kodimet 100 euro.

Pas tri ankesash të përsëritura pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vlera u rishikua dhe u ngrit në 55 mijë lekë të rinjë, të cilën qytetari vendosi ta pranonte për të mos zvarritur më tej procesin. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar mbi 2 muaj nga data e aksidentit, pagesa ende nuk është kryer nga kompania.

Ky rast nuk është i izoluar. Në redaksinë tonë kanë mbërritur edhe më parë denoncime të ngjashme për “Ansig”, kompani e lidhur me ish-deputetin socialist Anastas Angjeli. Në të tilla raste ngrihen dyshime nëse bëhet fjalë për probleme financiare që po e çojnë kompaninë drejt falimentimit, apo për praktika të qëllimshme për të vonuar pagesat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit