Pas betejës së babit të saj me tumorin në zorrën e trashë, qytetarja nga Fieri dhuron qese kolostomie për personat në nevojë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.08.2025, 11:05

Një qytetare e Fierit kërkon të ofrojë një ndihmë të rëndësishme për ata që kanë të afërm të prekur nga tumori në zorrën e trashë. Pas përvojës prekëse, kur babai i saj ishte i sëmurë dhe nuk kishin mundësi të gjenin qese kolostomi, ajo tani ka vendosur të dhurojë ato për ata që janë në të njëjtën situatë.

Qeset, që mund të përdoren për një periudhë prej 6-12 muajsh, janë dhuratë për ata që kanë nevojë. Ky veprim është një mundësi për të ndihmuar ata që përballen me një sfidë të madhe shëndetësore dhe që ndoshta nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet për këto pajisje.

Për çdo familje që ka nevojë për këtë ndihmë, mund të kontaktoni në numrin: 0694611424. Ky është një akt solidariteti që tregon se ndihma mund të vijë nga çdo qytetar, në çdo moment.

"Përshëndetje! Kam pasur babin me tumor në zorrën e trashë. Një kolostomi është një procedurë kirurgjikale që krijon një hapje nga zorra e trashë në bark për nevojat personale. Dua të dhuroj qese për një familje që ka familjar me këtë sëmundje. Vendndodhja është Fier. Kur babi im ishte i sëmurë, ne nuk kishim mundësi t’i gjenim këto qese, ndërsa tani do të doja të ndihmoj sadopak një familje me probleme të tilla. Kam shumë qese të tilla, që mund të përdoren për 6-12 muaj. Kontaktoni në numrin: 0694611424", shkruan e reja për JOQ.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit