Në redaksinë tonë ka mbërritur një video skandal ku tregon paturpësinë e një të moshuari në Tiranë. Një burrë në moshë është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një qen. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Fushës së Aviacionit, pranë godinës "Poli i Drejtësisë", ku është KLGJ, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës. Sipas dëshmisë së qytetarit që ka dërguar pamjet, kjo ngjarje ka ndodhur më 22 gusht 2025. Ky është një veprim i papranueshëm, i turpshëm dhe i tmerrshëm.
“Një i moshuar kryen marrëdhënie me një qen. Fiks tek ish-Fusha e Aviacionit, në krah të godinës madhështore "Poli i Drejtësisë", ku janë vendosur KLGJ, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës. E premte, 22 gusht 2025. Edhe sikur me partnerë humanë, mostra do të përfundonte në polici. Po me kafshën e gjallë??? Sigurisht që personi nuk është normal nga trutë, por të lihet në rrugë, sikur nuk shkon. Minimalisht ka spital për këta maniakë. Faleminderit”, thotë qytetari që ka dërguar pamjet në redaksi.
Qytetari që ka raportuar ngjarjen ka kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve, duke theksuar se një person që kryen një akt të tillë duhet të përballet me pasoja ligjore. Ai shton se, edhe sikur të kishte partnerë humanë, personi do të kishte përfunduar në polici. Qytetari ka kërkuar që autoritetet të ndërhyjnë dhe të mos e lënë këtë person të qarkullojë lirshëm, duke theksuar se individë me sjellje të tillë kanë nevojë për ndihmë psikologjike dhe trajtim në institucione të specializuara.