SI SOT/ Denisi, dhunuesi që ktheu Tiranën në makth për vajzat

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.08.2025, 08:00

Më 19 gusht 2021 një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën, kur një vajzë e re u sulmua brutalisht në “Rrugën e Kavajës” teksa kthehej nga puna. Ajo u godit papritur në fytyrë, duke përfunduar me buzën e çarë dhe qepje të shumta. Pas publikimit të denoncimit nga JOQ, qytetarët arritën të identifikojnë autorin, Denis Telo, asokohe 32 vjeç.

Denisi rezultoi të ishte person me probleme mendore dhe i frustruar seksualisht, i cili prej kohësh dhunonte vajza në rrugët e Tiranës. Ai jetonte në zonën e “Myslym Shyrit” dhe disa herë ishte parë të sulmonte femra të rastësishme në orët e vona të natës. Rasti i vitit 2021 ngriti alarmin për pasigurinë në kryeqytet, edhe në zona me kamera dhe pranë policisë.

Sot, 4 vite pas ngjarjes, historia e Denisit mbetet një kujtesë e fortë e dhunës që vajzat përjetojnë ende në rrugët e Tiranës. Rikujtimi i këtij rasti është një thirrje e hapur që autorë të tillë të mos mbeten të lirë dhe askush të mos ecë me frikë në qytetin tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit