Një banor i zonës së Astirit ka ngritur shqetësimin e tij për një situatë të rëndë që ka ndikuar në jetesën e tij dhe të familjes. Sipas tij, në zonën ku ai jeton, kosha të mbeturinash janë vendosur në afërsi të pallatit të tij, duke krijuar një mjedis të papërshtatshëm për jetesë. Ai ka denoncuar se çdo ditë vjen një erë e rëndë dhe shumë të papërballueshme nga këto mbeturina, ndërkohë që zhurmat e krijuara nga mbledhësit e plehrave janë të vazhdueshme dhe shqetësuese.
Sipas qytetarit përpjekjet për të zgjidhur këtë çështje kanë qenë të pasuksesshme, pasi Policia Bashkiake nuk ka ndërmarrë asnjë masë. Madje, Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk ka mundësi të veprojë për këtë rast. Banori ka kërkuar që kosha mbeturinash të largohen sa më shpejt, duke theksuar se vetëm një makinë salloni mund të i largojë ato nga ky vend. Ai kërkon që ato të vendosen në një zonë tjetër, për të shmangur dëmtimin e kushteve të jetesës.
Denoncimi i qytetarit:
Ky është një rast shumë shqetësues. Nuk di ku të bëj më ankesa. Policia Bashkiake nuk vjen, dhe masat kurrë nuk janë marrë. Është pallati im dhe nuk kemi ku kalojmë me fëmijët çdo ditë. Vjen era e pisët çdo ditë, ka zhurma nga këta të komunitetit rom që mbledhin plehra dhe vetëm bëjnë zhurmë. Policia e Tiranës thotë se nuk kanë çfarë të bëjnë. Këto kosha mbeturinash duhet të hiqen urgjent. Vetëm makina salloni nga këtu dhe të vendosen diku tjetër, sepse era është shumë e keqe dhe dritaret nuk po hapen dot. Astir, Vila 2021.
Ai ka apeluar për ndërhyrjen urgjente të autoriteteve dhe ka kërkuar që problemet e kësaj natyre të merren seriozisht, duke e bërë jetesën në Astir më të pranueshme dhe të sigurt për të gjithë banorët.