Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Durrësi shprehet i indinjuar ndaj kompanisë së internetit Abissnet.
Ai thotë se prej më shumë se një jave është pa shërbim, pavarësisht se paguan rregullisht çdo muaj. Sipas tij, çdo ditë i premtohet se “tekniku do të vijë sot” ose “tekniku do të vijë nesër”, por deri tani askush nuk është paraqitur.
“Unë punoj online dhe kjo më ka shkaktuar humbje të mëdha financiare. Ky nuk është shërbim, por mashtrim dhe neglizhencë ndaj klientëve”, shprehet qytetari i revoltuar.
Ai i bën apel kompanisë që të marrë masa urgjente, ndërsa shton se nuk është i vetmi që po përballet me këtë problem.


