Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Ksamilit, ku një motor është përplasur me një makinë me turistë.
Sipas një dëshmitari që ka dërguar pamjet në redaksinë e JOQ Albania, motori ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi 70 km/h, kur automjeti i ka ndërprerë rrugën.
Nga përplasja, drejtuesi i motorit, një shtetas rreth të 30-ave, ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për veprime të mëtejshme.
Siç shihet edhe nga pamjet e dërguara, makina është dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa motori ka përfunduar disa metra më tej, pranë bankomatit të një karburanti.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit.