Vrasja e shqiptarit në Beligjikë, Van Damme: Humba një mik të mirë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.08.2025, 19:38

Aktori i famshëm Jean Claude Van Damme ka bërë një reagim publik lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur disa ditë më parë në Anderlecht të Belgjikës, ku shqiptari Ndue Mylyshi humbi jetën tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri nga qiramarrësi i lokalit të tij “Maison Haute” pas një konflikti.

Teksa ndodhet për kurim në një spital në Francë, Van Damme publikoi një video në rrjetet sociale. Ai thotë se ka humbur një mik të shtrenjtë nga Shqipëria, për të cilin në shenjë respekti ngrihet në këmbë dhe bën me duar simbolin e shqiptarëve.

Zoti është me ty. Mami i Noelit shumë respekt për ty, të dua,” thotë ai në Video.

Ndue Mylyshi njihej në Belgjikë me emrin Noel. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 me orën lokale. Vrasja e 61-vjeçarit shqiptar ka tronditur komunitetin ku ai jetonte dhe punonte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit