Polici hero merr fikësen e flakëve dhe shuan zjarrin e makinës që po digjej

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.08.2025, 18:39

Ky është një nga auto momente kur shprehja “Polica që duam” merr kuptim.

Në pamje duket një punonjës policie, i cili merr një fikse zjarri dhe ndërhyn me profesionalizëm për të fikur flakët e një makine që po digjej.

Një qytetare e ka filmuar këtë moment dhe ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë duke e falënderuar publikisht efektivin për veprimet e kryera.

Ky është shembulli i një shërbimi që shkon përtej detyrës së përditshme, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve kjo është POLICIA E SHTETIT QE DUAM,” shkruan ajo në postimin e saj.

Pavarësisht vështirësive që hasin çdo ditë me eprorët e tyre, Policia e Shtetit ka shumë djem dhe vajza që e duan dhe e bëjnë me pasion detyrën e tyre.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ dje ne një situatë emergjente, një polic i rrugores shfaqet si hero i vërtetë. Pa e menduar vrapon drejt një biznesi aty afër, merr fiksen e zjarrit dhe ndërhyn për të shuar flakët që kishin përfshirë makinën e një qytetari, duke treguar guxim, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj detyrës. Ky është shembulli i një shërbimi që shkon përtej detyrës së përditshme, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve kjo është POLICIA E SHTETIT QE DUAM.

U ndjeva shumë e lumtur qe deshmova nje gjest kaq fisnik nga ana e tyre. Nuk doja të u’a dërgoja por tani mendoj se kjo meriton te shihet nga vlersohet e gjithë Shqipëria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit