Themelet e pallatit në Fresk të zhytura në ujë prej 15 vitesh, banorët: Na mbytën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.08.2025, 17:33

Banori i një pallati në rrugën Shefqet Kuka në zonën e Freskut në Tiranë, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e rënduar në të cilën ata jetojnë.

Bëhet fjalë për themelet e pallatit të tyre, të cilat janë të zhytura në ujë prej 15 vitesh. Denoncuesi tregon se sa herë që zhvillohen zgjedhje marrin premtime, por asnjëherë këto premtime nuk mbahen.

E mbuluan me çakull dhe na mbytën më keq. Turp! Jetojmë si në Kabul në mes të Tiranës,” shkruan ai ndër të tjera.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, duket se si garazhet janë të mbushura plotë me ujë, ndërsa në hyrje të tyre është mbledhur një grumbull me zhavorr.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje prej 15 vitesh themelet e pallatit notojne ne uje. Kjo eshte gjendja tek rr. Shefqet Kuka Fresku. Cdo here qe ka zgjedhje premtimet kane qene boshe. E mbuluan me çakull dhe na permbyten me keq. Trup! Jetojme si ne kabul, ne mes te Tiranes. Ju lutem publikojeni sepse shteti nuk do tja dije. Kemi bere kerkesa, ankesa dhe peticione. Vazhdojme te jetojme si mos më keq. Po na digjen pompat e ujit dhe cdo gje.”

Banorët kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për zgjidhjen e kësaj situate që po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit