Ky është Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij Marjolën në sy të fëmijëve

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.08.2025, 14:53

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Volosit në Greqi. Pandeli Nakoleci, 40-vjeç, vrau gruan e tij, Marjolën, 36-vjeç, dhe më pas u arratis, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe vijon kërkimet për autorin.

Sipas raportimeve, pas një sherri brenda apartamentit, viktima tentoi të largohej duke zbritur nga kati i parë i pallatit në rrugën Konstanta. Por bashkëshorti e ndoqi dhe e goditi përsëri në hyrje të ndërtesës. Ai e shtyu atë drejt një dere prej xhami, ndërsa e pa të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap në Rrugën Gladstonos. Gruaja pësoi lëndime fatale në qafë dhe shpinë duke i marr jetën në vend.

Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 18 vjeç, ishin dëshmitarë të tmerrit. Vajza e viktimës telefonoi shërbimet e emergjencës pasi gjeti nënën e saj të mbuluar me gjak. Një prej fëmijëve rrëfeu në mënyrë tronditëse: “E pashë babin teksa godiste mamin me thikë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit