Marina Fara: Kokainën e kam për përdorim personal

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.08.2025, 14:33

Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është ndaluar nga policia në Vorë pasi u kap me një sasi të vogël kokaine.

E regjistruar në dokumente si Roxhensa Kapurani, 39-vjeçarja kishte fshehur 4.4 gram kokainë në portofol. Para uniformave blu, ajo ka pranuar: “E kisha për përdorim personal kokainën.”

Kjo nuk është hera e parë që Marina Fara lidhet me ngjarje të tilla. Pesë vite më parë, ajo u përfshi në përgjimet e policisë gjatë operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Në atë kohë, dyshohej se Marina kishte ndihmuar dy të dyshuar që të arratiseshin pas transportimit të drogës.

Burimet tregojnë se dy të dyshuarit, duke u ndjerë të ndjekur nga policia, braktisën makinën me drogën dhe udhëtuan në këmbë. Ata telefonuan Marinën dhe mikeshën e saj që t’i merrnin. Marina, e njohur gjithashtu si Roxhensa Kapurani, shkoi për t’i ndihmuar dy djemtë.

Operacioni “Mezhgorani” çoi në arrestimin e më shumë se 30 personave, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Për Marina Faran, policia atëherë kryente vetëm kontroll në banesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit