Një qytetar nga Dibra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të padrejtë që pretendon se i ka ndodhur nga Policia Rrugore.
Sipas tij, ai thotë se është ndëshkuar me një gjobë prej 1 500 lekësh për parkim të gabuar. Më tej qytetari shpjegon se përballë me makinën e tij, ishte i parkuar dhe një automjet që në xham kishte tabelën e policisë, por që nuk ishte ndëshkuar.
Këtu ai ngre dyshime për zbatim të ligjit me dy standarde nga punonjësit e Policisë, të cilët gjobisin vetëm qytetarët e thjeshtë dhe jo kolegët që bëjnë të njëjtat shkelje.
“Policia Dibër vendos gjoba për qytetarët por për punonjësit e Policisë nuk ndodh e njëjta gjë. Makina me tabelën e policisë ka qenë e parkuar më parë se të parkoja unë, por nuk është gjobitur,” shkruan denoncuesi.
Ky rast është një dëshmi për ndëshkimin selektiv që Policia Rrugore bën në raste të caktuara për qytetarët, duke i trajtuar disa “të nënës e disa si të njerkës”.