Një ngjarje e pazakontë, por njëkohësisht e frikshme, është regjistruar sot në bregdetin e jugut, në zonën e Potamit, Himarë. Një mjet lundrues tip gomone është përfshirë papritur nga flakët teksa ndodhej në ujërat e Jonit.
Pamjet e siguruara nga redaksia jonë tregojnë momentet ku mjeti, ndërsa lundronte pranë brigjeve, ishte i mbuluar nga tymi duke shkaktuar panik tek pushuesit që ndodheshin në zonë. Zjarri ka përfshirë shpejt gomonën, duke krijuar një skenë të frikshme në mes të detit.
Ende nuk dihet nëse brenda mjetit ndodheshin persona dhe çfarë ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që pritet njoftimi zyrtarë i policisë për të dhënë më shumë informacion mbi rrethanat e incidentit.