Rubjekë, aty ku kryetari Arbana pastron plehrat vetëm për një post në Facebook

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.08.2025, 12:41

Në datën 21 gusht 2025, kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, e nisi ditën me entuziazëm, një video e shitur si momentale ku shfaqej një kamion që mbushte mbeturina në Rubjekë, me mbishkrimin triumfues vazhdon pastrimi. Pamje që do të bënin krenar çdo banor, sepse më në fund dukej sikur fshati po merrte frymë pa erën e plehrave. Shumë duartrokitje virtuale, shumë komente falënderimi, shumë elozhe ndaj punës së shitur online në rrjete.

Por, vetëm një ditë më pas, realiteti është komplet ndryshe. I njëjti vend, i njëjti kamion, por këtë herë jo duke pastruar, por duke shërbyer si dekor i përhershëm mes një mali të ri plehrash. Një ditë më parë “Rubjekë clean village”, sot “Rubjekë landfill”. Kryebashkiak, plehrat nuk zhduken me një post në Facebook, por me punë serioze e të përditshme.

Me këtë ritëm, kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana rrezikon të futet në librin e rekordeve jo për pastrim, por për shpejtësinë me të cilën mbeturinat rikthehen në të njëjtin vend. Nëse gjithçka do të zgjidhej me video propagandistike, Shijaku sot do të ishte më i pastër se Zyrihu, por papastërtia zgjidhet me punë të përditshme dhe reale. Deri sa të vijë kjo ditë, qytetarëve u mbetet të pajisen me maska, jo vetëm për pandemitë, por edhe për mbeturinat që çdo mëngjes ua kujtojnë se ndryshim është veç një postim, jo realitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit