Tjetër ‘kamikaz’ në rrugët e Shqipërisë!
Është vërtetë shqetësuese se si disa shoferë drejtojnë automjetet e tyre duke mos respektuar asnjë rregull qarkullimi rrugor, njëjtë sikur të mos kenë bërë asnjë orë mësim në momentin kur kanë marrë patentën, nëse e kanë marrë me zotësi.
Ky rast ka ndodhur pasditen e djeshme 21 gusht, rreth orës 16:20 në Vaqar. Një qytetar i cili ishte duke udhëtuar qetësisht me makinën e tij, ka shpëtuar paq në momentin kur ‘kamikazi’ me ‘Hyundai’ me targë ‘AB 753 BI’, ka hyrë në parakalim të gabuar nga krahu i djathtë duke i prerë rrugën.
Aq i paduruar ishte ‘kamikazi’, sa që menjëherë pas parakalimit të gabuar futet në një parakalim tjetër bashkë me një automjet që ndodhej pas një kamioni, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Këto raste ngrenë alarmin për sigurinë rrugore. Jeta e qytetarëve të pafajshëm cënohet në çdo moment nga këto ‘shoferë’ që lëvizin nëpër rrugë sikur të ishin vetëm ata.