Krim makbër në Greqi, shqiptari vret gruan dhe zhduket pa lënë gjurmë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 22.08.2025, 11:20

Një ngjarje makabre ka përfshirë qytetin e Volosit në Greqi, ku një burrë dyshohet se i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe më pas është zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas mediave greke, krimi ka ndodhur në rrugën “Konstanta”, midis kryqëzimeve me rrugët “Gatsou” dhe “Gladstonos”. Autori i dyshuar, një shtetas shqiptar, e kreu aktin brenda banesës së çiftit, përpara se të dilte me vrap nga apartamenti dhe të largohej në drejtim të rrugës “Gladstonos”.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Në vendngjarje ka mbërritur mjeku ligjor, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit