“Vetëm motoskafi bën punë”/ Kamza nën ujë pas disa orësh shi, bashkia asnjë investim te kanalizimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.08.2025, 11:32

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë për disa orë me radhë gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Kamzës. Ujërat kanë vërshuar në disa rrugë kryesore dhe lagje të banuara, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe duke dëmtuar pronat e banorëve.

Situata është problematike në disa zona të ulëta ku sistemet e kanalizimeve nuk kanë përballuar sasinë e madhe të reshjeve. "Vetëm motoskafi bën punë këtu", shprehen qytetarët e revoltuar me bashkinë e Kamzës me në krye Rakip Suli i cili nuk ka marra masa për sezonin e vjeshtës ku reshjet e shiut janë të pranishme dhe që shoqërohen me përmbytje si pasojë e mungesës së investimeve në kanalizime.

Banorët janë shprehur të shqetësuar për dëmet materiale, veçanërisht në banesat dhe bizneset që ndodhen pranë rrugëve të mbushura me ujë. Banorët janë shprehur të revoltuar, duke fajësuar drejtpërdrejt Bashkinë për neglizhencë dhe mungesë investimesh në sistemin e drenazhimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit