Apeli prekës i një nëne: Më ndihmoni, nuk dua që djali im të përfundojë në jetimore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.08.2025, 11:55

Në redaksinë tonë ka mbërritur një apel prekës nga një nënë që po kalon momente shumë të vështira. Ajo kërkon ndihmë për t’i siguruar një të ardhme më të mirë djalit të saj, Ristan Gjoni, i cili para dy muajve pati një aksident të rëndë. Pas aksidentit, djali ka pësuar dëmtime të rënda, duke përfshirë thyerjen e kafkës dhe legenit, dhe ka kaluar disa kohë në spital.

Pasi ai doli nga spitali, nëna e tij ka mbetur pa mundësi financiare dhe është e pafuqishme të kujdeset për të birin dhe t’i sigurojë kushte minimale jetese. Ajo është pa shtëpi, pa mundësi të punojë si duhet dhe frikësohet se djali i saj mund të përfundojë sërish në jetimore. Kjo nënë është në nevojë urgjente për ndihmë.

Ajo kërkon një shtëpi me qira dhe çdo ndihmë financiare për të mbijetuar dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të birin.

Kushdo ka mundësi të ndihmojë këtë nënë dhe birin e saj të kontribuojë në:

IBAN për ndihma: GR8402602040000240201504091

Kontakt: +30 699 411 6309

Adresa: Patisia, Athinë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit