Një qytetare denoncon publikisht qendrën estetike "klaudias_aesthetc" pasi, sipas saj, ka përjetuar një përvojë të dhimbshme dhe joefektive në trajtimin për heqjen e një tatuazhi me lazer. Ajo tregon se në muajin janar ka kryer një seancë me pajisjen EvaQPlus, për të cilën ka paguar 14,000 lekë, çmim që nga stafi i qendrës i është paraqitur si i barasvlefshëm me tre seanca trajtimi.
Megjithatë, jemi tashmë në muajin gusht dhe qytetarja thotë se tatuazhi nuk i është hequr sipas pritshmërive të premtuara nga qendra. Për më tepër, qytetarja pohon se ka përjetuar djegie të lëkurës, dhimbje dhe kruarje të vazhdueshme, edhe pse ka përdorur kremin Neoviderm, të rekomanduar nga vetë qendra.
Ajo shton se ka mbetur plotësisht e pakënaqur nga shërbimi dhe nga qëndrimi indiferent i stafit të Klaudia’s Aesthetic ndaj ankesës së saj. Përkundër kërkesave për trajtim pasues dhe kthim të shumës së paguar, qendra nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete. Rasti ngre pikëpyetje mbi kriteret e sigurisë, profesionalizmin dhe transparencën në ofrimin e shërbimit nga "klaudias_aesthetic".
"Eksperienca ime në klinikën Klaudia’s Aesthetic ishte një zhgënjim dhe një paralajmërim për këdo që mendon të shkojë atje Doja te eleminoja nje tatto. Më premtuan se një seancë lazer do të vlente sa tre, por realiteti ishte krejt tjetër,nuk pati asnjë rezultat dhe për dy muaj kisha me djegie, kruarje dhe pucra në lëkurë perreth zones se tatuazhit. Kur kërkova të më ktheheshin lekët, pasi shërbimi nuk u ofrua siç u premtua, përgjigjja e tyre ishte cinike dhe fyese: “nëse ke mbetur keq për lekë, ne mund të ti kthejm per bamirësi.” Ky nivel arrogance është i papranueshëm. Në vend që të tregojnë korrektësi dhe profesionalizëm, preferojnë të fajësojnë klientin dhe të reklamojnë pajisjet e tyre,se ata jan me te miret,i njeh e gjith shqiperia. Kur dicka nuk funksionon tek nje klient mbaj pergjegjsine e duhur,pasi qe kliniken e njeh gjith shqiperia nuk me sjell mua rezultat ne sherbimin e kerkuar. Ky nuk është sherbim estetik. Mendoj se zonja e klinikes të qëndrojë tek ato shërbime që di t’i bëjë me mir dhe jo te bej eksperimente. E ndaj këtë përvojë që të paralajmëroj të tjerët: mos bini viktimë si unë. Faleminderit. Anisa", shkruan qytetarja për JOQ.